Bernard Challandes nuk është më trajneri i Kosovës.
Trajnerin veteran zvicëran është larguar zyrtarisht nga drejtimi i “dardanëve” pas humbjes së fundit 1-2 në “Fadil Vokrri” ndaj Gjeorgjisë, disfatë që e zbriti Kosovën në vendin e fundit në grup, transmeton GazetaBlic Sport.
Kjo gjë u zyrtarizua në një konferencën për shtyp në ora 13:00.
Challandes ishte shumë i mërzitur për largimin e tij dhe tha se është i pikëlluar që po largohet në këtë mënyrë.
Challandes e ka drejtuar Kosovën në 40 ndeshje, 17 prej të cilave i ka fituar, 15 i ka humbur dhe në 8 prej tyre ka barazuar.
/GazetaBlic Sport/


