Cult

Regjisorja e filmit “Zgjoi”,Blerta Basholli, shpërblehet në Hamburg

10/13/2021 11:49
nga:G C

Regjisorja Blerta Basholli, për filmin “Zgjoi” është shpërblyer me çmimin NDR (Norddeutscher Rundfunk) Young Talent Award, në festivalin e filmit në Hamburg të Gjermanisë.

Lajmin e ka bërë të ditur aktorja e filmit, Yllka Gashi.

Sipas saj, ky është çmimi i 11-të ndërkombëtar për filmin “Zgjoi”.

Kujtojmë se ky film ka fituar tri çmimet kryesore në festivalin e Sundance dhe është propozuar nga Kosova si kandidati i saj zyrtar për garën e Oscars.

“Zgjoi” ka për producent Yll Ukën, Valon Bajgorën dhe Agon Ukën; drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n. Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj;

Filmi “Zgjoi” është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe me drejta të shitjes globale nga LevelK.