Lajme

Arrestohet 36 vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim nga Policia për vjedhje

10/13/2021 08:28
nga:Q R

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36 vjeçar në Ferizaj, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.

Arrestimi i tij është bërë mbrëmë rreth orës 21:30.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent , ka arritur që mbrëmë në ora 21:30 në fshatin Sojevë të Ferizajt të ndalojë dhe të arrestojë një person me inicialet B.A (M/K) i moshës 36 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘Vjedhje’ me dënim burgimi prej një muaji”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”.

Gjuajtje me armë zjarri në Drenas