RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Komunën e Vitisë, i cili është realizuar nga UBO Consulting.
Nga rezultatet e publikuara sonte, sipas këtij sondazhi Sokol Haliti i LDK-së ka dalë i pari me 53.5% në garën për kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit.
Me sondazhin e UBO Consulting, janë intervistuar 1,065 veta në periudhën 21- 27 shtator 2021.
Margjina e gabimit në këtë sondazh është deri në 3 për qind, transmeton Telegrafi.
Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për kryetar komune do të mbaheshin këtë diel”, kanë dalë këto rezultate për votë të deklaruar:
Sokol Haliti – LDK:53.5%
Arsim Ademi – LVV:33.6%
Bekim Azizi – PDK:12.9%
RTV Dukagjini ka porositur sondazhe nga 12 komuna për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.