Policia e Kosovës dhe Inspektorët e Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit kanë zhvilluar një aksion në Fushë Kosovë dhe Prishtinë ku janë konfiskuar mbi 200 kilogramë mish.
Sipas njoftimit të policisë mishi nuk kishte dokumente të prejardhjes dhe datën e prodhimit apo të skadimit të afatit.
Lidhur me rastin është arrestuar një person i cili dyshohet se ka prodhuar dhe vënë në qarkullim artikuj të dëmshëm ushqimor.
Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.


