Gjendet sërish drogë në portin e Durrësit, në një nga kontejnerët e firmës “Alba Exotic Fruit”.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Rada”, është sekuestruar një sasi prej rreth 11 kilogramë gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Policia njofton se ësshtë ushtruar kontroll i imtësishëm në dy nga kontejnerët e ngarkuar me banane, që kishin ardhur nga Ekuadori, për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”.
Për këtë sasi droge të kapur sot është vënë në pranga administratori i ri i kësaj firme, Ermal Arapi.
“Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në pjesën fundore, te kapakët e motorëve frigoriferikë të dy kontenierëve u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 10 kilogramë e 185 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.”- njofton policia.
Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit dhe Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut.
Përveç rastit të sotëm, drogë në kontejnerët “Alba Exotic Fruit” është gjetur drogë dhe në 5 operacione të tjera.
Më 13 korrik në Portin e Durrësit kësaj kompanie dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë, ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera, të cilat ishin fshehur në kontejnerët e po të njëjtës kompani. Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën dhe u sekuestruan 7.25 kilogramë kokainë po në vijim të operacionit “Rada”. Ndërkohë që më 7 7 shtator, kapën 7.7 kg kokainë


