Kosova U17 ka arritur një fitore të madhe ndaj Ishujve Faroe.
Dardanët kanë mposhtur Ishujt Faroe me rezultat minimal 1-0 për të kaluar në fazën tjetër të kualifikimeve për Kampionat Evropian, shkruan GazetaBlic Sport.
Goli i Arjol Bllacës në minutën e 59’të doli vendimtar për Kosovën.
Kosova mbylli grupin në vendin e dytë me 6 pikë në grupin e 9’të pas Sllovenisë e cila u pozicionua e para.
/GazetaBlic Sport/


