Djali i Agim Bahtirit, Valoni, ka bërë një dedikim interesant për babain e tij, duke i treguar sfidat jetësore familje dhe duke përshkruar mungesën e tij pranë familjes në Holandë.
Postimi i Valon Bahtirit:
I dashur babë,
Interesant paska qenë kjo puna jote që para gati 30 vitesh, lëshove shtëpinë dhe familjen në Gushavc që të shkoje në gurbet për të ndihmuar njerëzit e familjes dhe jo vetëm ata, por edhe shumë të tjerë.
Tek në 2013 t’u dashtë të përsërisësh historinë, duke u kthyer për ta ndihmuar përsëri vendin tend. Në këtë rast të na lësh mua, nënën Fatime, vëllezërit Samiun, Kastriotin dhe Migjenin e motrat Dardanën bashkë me Shqiponjën në Holandë. T’u dashtë t’a lësh edhe kënaqësinë tënde të papërshkrueshme me 22 nipa e mbesa.
Nuk u mendove dy herë që të braktisësh jetën familjare e biznesore atje dhe të ktheheshe për t’u përballur me atë që nuk e kishe menduar kurrë, kundërshtarë që nuk dëshironin të të lejonin për të bërë mirë. Por, një gjë e dija. Ti je ai njeri që nuk e din çka është dorëzimi e as frika.
Ti nuk e din sa na ke bërë krenarë kur shihnim se si po ndryshonte jeta në Mitrovicë dhe ti punoje pafund për ta zhvilluar. Ti nuk e din sa herë jam ndjerë shumë mirë aq sa të përlotesha, kur njerëzit flisnin për ty me admirim para meje. Ti nuk e din se sa herë jemi përbirë në vete kur ti ishe në vështirësi, por nuk dëshiroje të na përfshije në asnjë moment. Ti nuk e din se frika na ka përcjellur shumë herë kur ti dilje ballë për ballë për barrikada e për punime në Ibër. Ti nuk e din se sa shumë e ndjejmë mungesën tënde çdo orë.
Por, ti e din që ne të duam shumë dhe e ke përkrahjen tonë si familje edhe për katër vite punë larg nesh.
Babë në jetë ke njohur vetëm fitore, asnjëherë humbje! Të urojmë fitoren edhe këtë here, krah për krah me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Me dashni,
Biri yt, Valoni!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4095897000515159&id=100002846976549