Geek

Çfarë po ndodh, Facebook censuron këtë veçori në platformën e vet sociale

10/12/2021 16:03
nga:G C

Krijuesi i një aplikacioni që lejon përdoruesit të fshijnë faqen kryesore në Facebook, është censuruar nga platforma sociale.

Louis Barclay dizenjoi një opsion shtesë për shfletuesit, të quajtur “Unfollow Everything”, me të cilin përdoruesit e Facebook mund të fshinin të gjitha faqet dhe miqtë që ndiqnin në rrjetin social. Rezultati ishte një faqe kryesore bosh që ndalonte shfletimin e pafundmë duke ndërtuar një marrëdhënie më të shëndetshme me aplikacionin.

Por, Barclay mori një letër nga gjigandi i platformës sociale që e censuronte të hynte në llogarinë e tij, ku thuhej se opsioni nuk kishte lejen e kompanisë dhe thyente rregullat e autorësisë. Ai vendosi të mos kundërshtonte pasi nuk kishte ndërmend të merrte përsipër riskun për t’i bërë ballë një kompanie miliarda dollarëshe.

Barclay thotë se “është ende në kërkim të mënyrave për t’i ndihmuar njerëzit ta përdorin Facebook më pak”. Vepra e tij mori vëmendje nga kërkues shkencorë në Zvicër të cilët studiuan si mungesa e një faqeje kryesore do të ndikonte në mirëqenien mendore të përdoruesve.