Kandidati i LVV-së për kryetar të Obiliqit, Qemajl Aliu, së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca kanë vizituar kompaninë “N.T.P MENDI” e cila merret me prodhimin dhe montimin e shtyllave të betonit si dhe prodhimin e telit dhe rrjetave.
Ata janë njohur me historikun e hapjes së këtij biznesi, vështirësitë që janë ballafaquar, veprimtarinë e tyre punuese dhe operimin e gjerë të shitjeve brenda dhe jashtë vendit.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! në të dyja nivelet, atë qendror dhe lokal, do të angazhohet për shtet zhvillimor dhe model ekonomik që përpiqet të balancoj rritjen ekonomike me zhvillimin social dhe mirëqenien e përgjithshme” thuhet në njoftim.
Postimi i plotë: