Lajme

Drejtori i IAMN Fatmir Sheholli ‘dekonspiron’ planin e Serbisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

10/12/2021 14:44
nga:N M

Drejtori i Instituit për afirmimin e mardhënieve ndëretnike ( IAMN) Fatmir Sheholli, ka pohuar se në hulumtimin që e ka realizuar IAMN, është faktuar se Beogradi zyrtarë ka filluar planifikimin e regjistrimit të boshnjakve, turqve dhe romëve dikur banorë të Kosovës me qëllim që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare përmes votës së boshnjakve, turqve dhe romëve që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës të arrinë atë që nuk mundi ta bëjë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit duke tjetërsuar votat e boshnjakve dhe romëve me vota serbe.

Sheholli ka pohuar në detaje se plani i Serbisë është që me votat e komuniteteve të përmendura të arrijnë që tre deputet boshnjak dhe dy turq e një romë të jenë nën ” ëmbrellën” politike të Beogradit me qëllim që Lista Serbe të numroj 16 deputet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Shehollit, ky plan i Serbisë tani më ka filluar të realizohet përmes atasheve diplomatik të Serbisë në shtetet e Turqis, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe në qytetin e Novi Pazarit në Serbi ku janë duke jetuar komunitetet e përmendura e që dikur ( deri në vitin 1999) jetonin në Kosovë.

IAMN, sipas drejtorit ekzekutiv Fatmir Sheholli është duke përcjellur këtë plan të Serbisë dhe ka informuar organet përgjegjëse të shtetit të Kosovës.

Aktakuzë për dy të dyshuarit për kontrabandim me migrantë