Presidentja Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e KFOR-it, në Kosovë, gjeneralmajor Franco Federici, me rastin e përfundimit të mandatit.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar komandantin e KFOR-it, në Kosovë, gjeneralmajor Franco Federici me Medaljen Presidenciale Ushtarake për kontribut në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit gjatë mandatit të tij në krye të këtyre trupave.
Presidentja Osmani ka theksuar gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in, duke potencuar se synim strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO.