Sporti

Maqedonia e Veriut dhe Gjermania luajnë pa gola në pjesën e parë, Holanda me epërsi solide ndaj Gjibraltarit

10/11/2021 21:35
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të sotme të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Maqedonia e Veriut dhe Gjermania mbyllën pjesën e parë pa gola, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjermanët kishin dominimin gjatë gjithë pjesës së parë por nuk arritën të thyenin mbrojtjen e Maqedonisë së Veriut.

Në anën tjetër, Holanda nuk pati problem me Gjibraltarin në pjesën e parë.

“Tulipanët” mbyllën 45 minutat e parë me avantazh solid prej 3-0.

Llogarinë e golave e hapi Van Dijk i cili shënoi me kokë pas harkimit nga këndi nga ana e Depayt në minutën e 8’të, kurse ky i fundit u përkujdes të dyfishonte epërsinë e kombëtares së tij në minutën e 19’të të takimit.Krejt në fund ai realizoi edhe golin e tretë për Holandën.

/GazetaBlic Sport/