Kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati ka vizituar një fabrikë në fshatin Banjë të Malishevës, e cila merret me prodhimin e mobileve.
Kastrati ka përgëzuar drejtuesit e kësaj kompanie, e cila, sipas tij, luan një rol të madh në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit në këtë komunë.
“I sigurova se, si kryetar i ardhshëm i Malishevës do t’i mbështes bizneset prodhuese përmes granteve dhe subvencioneve komunale”, ka shkruar ndër të tjera Kastrati.
Postimi i plotë:
Me shumë kënaqësi sot isha për vizitë në fabrikën “Standard”, në Banjë të Malishevës, e cila merret me prodhimin e mobileve, të cilat veç tregut vendor i eksportonë edhe në vendet europiane.
I përgezova për punën e madhe që bëhet në këtë fabrikë, e cila luan një rol të madh në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit në komunën tonë.
I sigurova se, si kryetar i ardhshëm i Malishevës do t’i mbështes bizneset prodhuese përmes granteve dhe subvencioneve komunale.