Lajme

Plagoset një i ri në qendër të qytetit të Pejës

10/11/2021 19:00
nga:Gazeta Blic

Një person është plagosur me armë zjarri në qendër të qytetit të Pejës, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka bërë të ditur se i plagosuri është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

“Sot me datë 11.10.2021, rreth ores 18.00, në “qarshinë e gjatë” në Pejë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, viktima është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa i dyshuari i këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”,