Lajme

Gjykata kërkoi kthimin e 40 milionë për pagesën e rrymës që ishte bërë në Veri, zëdhënësi i KEDS-së: Kjo çështje i takon ZRRE

10/11/2021 16:32
nga:N M

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që përveç se të ndërpritet vendimi për pagesën e energjisë elektrike për serbët e veriut, ka kërkuar edhe kthimin e 40 milionë eurove që tashmë janë paguar për rrymën e harxhuar nga serbët në këtë pjesë të Kosovës.

Në vendimin e gjykatës thuhet se ZRRE-ja duhet të marrë veprime e që e obligojnë Shërbimin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) që të bëjë kthimin e shumës së faturuar, respektivisht kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës dhe atë për periudhën kohore nga 06.02.2012 e deri më 20.10.2017, në vlerën prej 40.855.480 milionë euro.

E për këtë Viktor Buzhala zëdhënë i KEDS ka thënë për Gazeta Blic se kjo është përgjegjësi e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

“Ne jemi kompani e rregulluar. Kjo çështje ka të bëjë me ZRRE’ne dhe të gjitha vendimet i takojnë këtij instotucioni. Për çdo informatë ju lutem drejtohuni te ZRRE’se”, ka thënë Viktor Buzhala

Gjykata Themelore e anulon vendimin e ZRRE-së për t’ua paguar rrymën 4 komunave veriore