Zgjedhjet Lokale

Komunitetet jo shumicë në përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan

10/11/2021 15:40
nga:Gazeta Blic

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë mbështetje nga komunitetet jo shumicë të kësaj komune.

I shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Hyseni u zotua se me qeverisjen e re pas 17 tetorit, do të ketë vendime që prekin këtë komunitet, vendime që do të bënin që ata të mos ndihen të diskriminuar, si dhe do të sigurohen kushte të favorshme për zhvillim e integrim në shoqëri për ta.

Njoftimi i plotë nga Lëvizja Vetëvendosje – qendra në Gjilan:

Komunitetet jo shumicë në përkrahje të ndryshimit!
Sot takuam komunitetin Rom, ku u njoftuam me problemet e shumta në integrim dhe lënien anash të tyre.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me ministrin Elbert Krasniqi, si dhe me kandidatët për asamble Ganimet Sabedini e Doruntina Hasani, u zotuan se me qeverisjen e re pas 17 tetorit, do të ketë vendime që prekin këtë komunitet, vendime që do të bënin që ata të mos ndihen të diskriminuar, si dhe do të sigurohen kushte të favorshme për zhvillim e integrim në shoqëri për ta. Sepse bashkë qeverisim!
#përtëgjithashtresat