Reperi shqiptar, Getinjo, vazhdon të jetë një ndër emrat më të suksesshëm në tregun muzikor.
Gjatë gjithë kësaj kohë ai ka qenë shumë aktiv me projekte muzikore, duke u bërë krijues i shumë hiteve, shkruan GazetaBlic.

Me sa duket Getinjo nuk e ka në mend të ndalet, ai do të sjell edhe shumë projekte muzikore deri në fund të këtij viti.

Këtë e ka konfirmuar vet ai përmes një prononcimi për GazetaBlic, ku u shpreh se albumi i tij do të publikohet në muajin dhjetor.
Ndryshe, “Pare” titullohet projekti i fundit nga Getinjo i cili u pëlqye në masë të madhe./GazetaBlic/


