Sporti

Cannavaro: “Ky Napoli mund të fitojë Scudetton, por duhet të kenë kujdes nga Milani”

10/11/2021 09:55
nga:Lorik J

Ish mbrojtësi dhe kapiteni i kombëtares së Italisë, Fabio Cannavaro, ka folur për kampionatin italian, Serie A dhe favoritët për ta fituar trofeun në fund.

Cannavaro mendon se Napoli mund ta fitojë trofeun në Serie A, megjithatë duhet të ketë kujdes nga Milani, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ky Napoli është i fortë, ata mund të fitojnë Scudetton. Por duhet të kenë kujdes nga Milani. Ekipi i Spallettit nganjëherë duket si një mur dhe ka zgjidhje të ndryshme të lojës. Osimhen është si një kalë i çmendur, por në zonë ai di të lëndojë kundërshtarët e tij. Jorginho? Ai e meriton Topin e Artë, por Messi do të fitojë”.

Donnarumma? Gigio ka vetëm 22 vjeç: edhe nëse është portier do të jetë në gjendje të fitojë trofeun me PSG’në”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport