Sporti

Momenti kur Paul Pogba ‘shpërtheu’ ndaj Benjamin Pavard, çfarë reagimi i ashpër nga mesufshori!

10/11/2021 08:54
nga:Lorik J

Paul Pogba ishte i zemëruar me Benjamin Pavard pasi shoku i tij i skuadrës në kombëtaren e Francës nuk i erdhi në ndihmë ndërsa ai ishte nën presion në finalen e djeshme të Ligës së Kombeve ndaj Spanjës.

Pogba ishte në presion kur rezultati ishte 0-0 dhe superyllit të United iu ofrua pak mbështetje nga shokët e skuadrës, Pavard dhe Jules Kounde, përcjell GazetaBlic Sport.

Mesfushori francez 28-vjeçar nuk ishte aspak i impresionuar me paaftësinë e Pavard për ta ndihmuar atë nga situata e ndërlikuar, e cila nxiti një reagim të furishëm nga Pogba.

Trajneri francez, Didier Deschamps menjëherë reagoi duke u munduar ta qetësojë Pogban.