Sporti

Busquets shpallet lojtari më i mirë i fazës finale të Ligës së Kombeve

10/10/2021 23:50
nga:E K

Franca ka fituar finalen e Ligës së Kombeve ndaj Spanjës me rezultat 1-2.

Ishte Spanja e cila fillimisht kaloi në epërsi me golin e Oyrazabal në minutën e 64’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Vetëm pas një minute më Benzema realizoi një supergol nga distanca për të barazuar shifrat në 1-1.

Golin e fitores për francezët e realizoi, Kylian Mbappe në minutën e 80’të të takimit.

Pas këtij takimi është shpallur lojtari më i mirë i fazës finale të Ligës së Kombeve.

Sergio Busquets u shpall lojtari më i mirë në ndeshjet finale të “Nations League”.

/GazetaBlic Sport/