Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Ferizajt, Valon Ramadani, ka vazhduar tubimet me qytetarë ferizajas, para zgjedhjeve të 17 tetorit.
Ramadani, i shoqëruar nga ministra dhe deputetë, është takuar me banorë të shtatë fshatrave të Ferizajt, para të cilëve ka shpalosur programin dhe prioritetet e tij.
Shkrimi i plotë nga Valon Ramadani:
Qindra qytetarë në takime të pandalshme takuam gjatë kësaj jave.
Bashkë me zv.ministrin e Infrastrukturës, z.Hysen Durmishi; deputetin e Kuvendit, z.Ardian Gola; deputeten znj.Fjolla Ujkani, ministren e Arsimit, znj.Arbërie Nagavci e deputeten znj.Labinotë Demi-Murtezi diskutuam me banorët e Mirosalës, Dardanisë, Zllatarit, Softaj, Pojatë, Mirashë e Rahovicë.
Jemi me secilin banor dhe pranë çdo qytetari.
Kështu do të jemi jo vetëm tash, por edhe pas 17 tetorit e në 4 vitet e ardhshme në mandatin qeverisës.
#BashkëQeverisim
https://www.facebook.com/634201036669022/posts/4458469094242178/