Kevin De Bruyne, mesfushori i Manchester City dhe figura kryesore në ekipin kombëtar të Belgjikës, foli pas humbjes së belgëve (1-2) kundër Italisë.
Italia e mposhti Belgjikën në garë për vendin e tretë të Ligës së Kombeve, shkruan GazetaBlic Sport.
De Bruyne pas ndeshjes tha se Belgjika nuk është në nivelin e kombëtareve si Italia apo Franca.
“Ne bëmë mirë, në dy ndeshje kundër skuadrave të përbëra nga lojtarë të mëdhenj. Për momentin, Belgjika ka shumë të rinj, të cilët sapo kanë filluar, dhe ata duhet të rriten individualisht dhe kolektivisht. Me gjithë respektin, ne jemi vetëm Belgjika, me një brez të ri. Ne nuk jemi Franca apo Italia, që kemi 22 lojtarë të kalibrit botëror. Duhet të jemi realistë“, tha De Bruyne pas ndeshjes.
/GazetaBlic Sport/


