Paulo Sousa, trajneri i Polonisë, lavdëroi lojtarin e tij Robert Lewandowski.
Ai tha se polaku nuk është vetëm një golashënues me aftësi të mëdha përfundimi, por edhe lojtari më i zgjuar që ai ka stërvitur ndonjëherë në karrierën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
“Lewandowski është gjithmonë duke kërkuar gjithnjë e më shumë, si nga unë ashtu edhe nga stafi im. Sa herë që ne po flasim për kundërshtarin tonë, duke treguar analizën që kemi bërë dhe duke shpjeguar strategjinë e lojës, ai gjithmonë bën pyetje. Ai është një nga lojtarët më të zgjuar që kam stërvitur ndonjëherë”, tha trajneri i Polonisë.
/GazetaBlic Sport/


