Blerja e fundit e Newcastle United nga Fondi Saudit për Investime Publike ka ngjallur një valë zërash për transferime të mundshme të klubit anglez.
Me pronarët e rinj tani, Newcastle kanë fuqinë financiare për të shpenzuar shumë në janar, shkruan GazetaBlic Sport.
Newcaslte po përgaditet për një revolucion të madh në skuadrën e tyre. Skuadra angleze po kërkojnë trajner të ri, ndër emrat më të përfolur janë: Antonio Conte dhe Steven Gerrard.
Shumë emra futbollistësh janë të lidhur me një kalim të mundshëm në Newcaslte United në afatin kalimtar të janarit.
Skuadra angleze ka kthyer sytë kah yjet e Manchester Unitedit. Bëhet fjalë për Jesse Lingard, Anthony Martial, Donny van de Beek dhe Eric Bailly.
/GazetaBlic Sport/


