Lajme

Mbi 14 mijë vaksina jepen në 24 orët e fundit

10/10/2021 15:59
nga:Gazeta Blic

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës anti-Covid.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës.

Deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë në njoftimin e MSh-së.