Sporti

E fejuara e Wilder shpërthen në lot në momentin kur boksieri amerikan nokautohet nga Fury

10/10/2021 10:23
nga:Lorik J

E fejuara e Deontay Wilder, Telli Swift shpërtheu në lot, pasi amerikani mori një nokaut brutal nga Tyson Fury.

Wilder u rrëzua për herë të tretë dhe të fundit në raundin e 11-të të një ndeshjeje emocionuese të titullit botëror në peshën e rëndë në T-Mobile Arena të Las Vegas, përcjell GazetaBlic Sport.

Në momentin kur Fury nokautoi Wilderin, e fejuara e boksierit amerikan shpërtheu në lot dhe dukej e shqetësuar për gjendjen e personit të saj më të dashur.

Më poshtë keni pamjet e reagimit të saj: