Sporti

LAJMI I FUNDIT: Ja kur do të zhvillohet rimeçi i takimit Joshua-Usyk

10/10/2021 10:12
nga:Lorik J

Anthony Joshua ka aktivizuar klauzolën e tij për një rimeç kundër Oleksandr Usyk, e cila do të zhvillohet në pranverën e vitit 2022, thotë Eddie Hearn.

Boksieri britanik, Joshua humbi titujt e tij IBF, WBA dhe WBO ndaj Usyk me vendim unanim në Stadiumin Tottenham Hotspur muajin e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.

“Joshua po stërvitet tani, dhe sot ne zyrtarisht filluam revanshin për luftën Oleksandr Usyk, të cilën do ta shohim në pranverën e ardhshme,” tha Hearn për DAZN të Shtunën.

“Pra, ai do të kërkojë që të bëhet një kampion në pesha të rënda përsëri.”

/GazetaBlic Sport