Deontay Wilder është dërguar në spital si masë paraprake pasi humbjes brutale nga Tyson Fury.
Wilder u rrëzua në raundin e tretë, të 10-të, kurse pas rrëzimit në raundin e 11’të, meçi u mbyll me triumfin e britanikut, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas Mirror Sport, Wilder u dërgua në Qendrën Mjekësore Universitare për t’u trajtuar pas meçit me Fury.
Vlen të theksohet se Tyson Fury ka mbrojtur titullin e WBC në peshat e rënda dhe me këtë fitore ndaj Wilderit mbetet i pamposhtur.
/GazetaBlic Sport


