Sporti

Fury-Wilder, ja si do të kishin vendosur gjyqtarët nëse ndeshja nuk do të përfundonte me K.O

10/10/2021 07:49
nga:Lorik J

Tyson Fury ishte në avantazh në vendimet e të tre gjyqtarëve pak para se ta mbyllte meçin ndaj Wilder me K.O në raundin e 11’të.

Megjithatë nëase ndeshja do të mbyllej pa K.O, përsëri do të triumfonte Tyson Fury, për për shkak të sundimit të tij për shumë raunde dhe të tre gjyqtarët kishin favorizuar Fury për fitore, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjyqtari, Dave Moretti shënoi 95-91 në favor të Fury.

Tim Chestham shënoi 94-92 për Fury.

Dhe Steve Weisfeld shënoi 95-92 ndaj Fury.

Megjithatë, Fury nuk e la fare në dorën e gjyqtarëve, pasi fitoi me K.O për t’ia bërë vetes më të lehtë.

/GazetaBlic Sport