Zgjedhjet Lokale

Memli Krasniqi: PDK e gatshme për t’u rikthyer e për të marrë përgjegjësinë që ta udhëheqë Prizrenin

10/09/2021 22:33
nga:M K

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren, ku ka vizituar fshatrat Korishë, Randobravë e Atmaxhë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Krasniqi ka thënë se si PDK janë të gatshëm për t’u kthyer dhe për të marrë përgjegjësinë që të udhëheqin me Prizrenin, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Pritje e jashtëzakonshme në Korishë, Randobravë e Atmaxhë të Prizrenit, ku bashkë me kryetarin e ardhshëm të kësaj komune, Shaqir Totajn, bashkëbiseduam me qytetarët për ndryshimet e mëdha që ata i presin nga qeverisja e PDK-së.
Fatkeqësisht, në katër vitet e fundit, Prizreni është keqqeverisur nga një grupacion që e ka kthyer qeverisjen komunale në çerdhe të nepotizmit e korrupsionit.
Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës është më se e vendosur për t’u rikthyer e për të marrë përgjegjësitë e qeverisjes, për t’ia rikthyer namin Prizrenit dhe për ta nxjerrë atë në tjetër nivel, me investime e projekte madhore. Këtë do ta bëjmë të mundur me kryetarin Shaqir Totaj, i cili është i mishëruar me Prizrenin dhe është i gatshëm të qeverisë bashkë me qytetarët dhe për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Prizreni ka nevojë për qeverisje të mirë, transparente dhe zhvillimore, e cila do të merr drejtimin nga data 17 tetor.
#PDK177

/GazetaBlic/