Sporti

Challandes: Mund të kishte pasur faull në Hadergjonaj para penalltisë

10/09/2021 20:29
nga:E K

Kosova ka pësuar humbje me rezultat 2-0 ndaj Suedisë.

Kombëtarja vendase kaloi fillimisht në epërsi falë një penalltie të fituar pas një prekje me dorë nga Hadergjonaj, shkruan GazetaBlic Sport.

Forsberg e mori përsipër ekzekutimin e penalltisë.

Ai ishte i saktë nga 11-metërshi duke dërguar topin pas shpinës së Aro Muric në minutën e 29’të të takimit.

Golin e dytë për suedezët e shënoi sulmuesi i talentuar, Isak.

Isak realizoi një supergol me një goditje të bukur jashtë zone në minutën e 61’të të takimit.

Për të vulosur fitoren e kombëtares së tij u përkujdes, Quairson, i cili realizoi gol të bukur pas një solo aksioni në minutën e 79’të të takimit.

Pas ndeshjes për SuperSport Kosova ka folur trajneri, Challandes, i cili tha se Kosova ishte pa fat sot.

“Ne provuam nuk ishte ndeshje e njëjtë si në Prishtinë, kemi luajtur me kundërshtar shumë të fortë, mund të ishte faull në Hadergjonaj para se të ishte penallti. Asgjë nuk shkoi në anën tonë këtë mbrëmje. Ekipi provoi të kthehej, por është e vështirë të rikthehesh kur je duke humbur ndaj Suedisë, kishim disa aksione të mira, ishim pa fat sot“, tha Challandes.

/GazetaBlic Sport/