Kosova ka pësuar humbje me rezultat 2-0 ndaj Suedisë.
Kombëtarja vendase kaloi fillimisht në epërsi falë një penalltie të fituar pas një prekje me dorë nga Hadergjonaj, shkruan GazetaBlic Sport.
Forsberg e mori përsipër ekzekutimin e penalltisë.
Ai ishte i saktë nga 11-metërshi duke dërguar topin pas shpinës së Aro Muric në minutën e 29’të të takimit.
Golin e dytë për suedezët e shënoi sulmuesi i talentuar, Isak.
Isak realizoi një supergol me një goditje të bukur jashtë zone në minutën e 61’të të takimit.
Për të vulosur fitoren e kombëtares së tij u përkujdes, Quairson, i cili realizoi gol të bukur pas një solo aksioni në minutën e 79’të të takimit.
Pas ndeshjes për SuperSport Kosova ka folur, Amir Rrahmani, i cili tha se Kosova ka humbur shumë topa në mesfushë.
“Sfidën e vendosën dy episodet, ndodhi një penallti, që ishte me fat që topi preku në dorën e Hadergjonaj, goli dytë ishte mjaftë i bukur.
Kemi humbur shumë topa në mesfushë, e kemi ditë që kanë me lujt me topa të gjatë, por ne nuk arrinim të fitonim topat e dytë edhe pse e dinim lojën e tyre”, tha Rrahmani.
/GazetaBlic Sport/


