Kosova ka pësuar humbje me rezultat 2-0 ndaj Suedisë.
Kombëtarja vendase kaloi fillimisht në epërsi falë një penalltie të fituar pas një prekje me dorë nga Hadergjonaj, shkruan GazetaBlic Sport.
Forsberg e mori përsipër ekzekutimin e penalltisë.
Ai ishte i saktë nga 11-metërshi duke dërguar topin pas shpinës së Aro Muric në minutën e 29’të të takimit.
Golin e dytë për suedezët e shënoi sulmuesi i talentuar, Isak.
Isak realizoi një supergol me një goditje të bukur jashtë zone në minutën e 61’të të takimit.
Për të vulosur fitoren e kombëtares së tij u përkujdes, Quairson, i cili realizoi gol të bukur pas një solo aksioni në minutën e 79’të të takimit.
Me këtë rezultat Suedia mbetet në vendin e 2’të me 12 pikë, një më pak se Spanja që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, kurse Kosova pozicionohet në vendin e 4’të me katër pikë nga gjashtë ndeshjeve të zhvilluara.
/GazetaBlic Sport/


