Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Kurse, deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
“Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182. Në total numri i rasteve aktive është 1.226”, thuhej në njoftimin e MSH-së.
Nga rastet e reja 10 janë konfirmuar në Prishtinë, Lipjan 6, Fushë Kosovë 5, Gjilan 4, Gjakovë 4, Ferizaj 2, Mitrovicë 2, dhe nga një rast në Shtime, Klinë, Malishevë, Suharekë, Ranillug, Prizren dhe Pejë.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka thënë se synon që deri në fund të vitit të vaksinojë kundër coronavirusit 60 për qind të popullatës. Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë ka vlerësuar se masat antiCOVID duhet të vazhdojnë edhe për dy javë për shkak të fillimit të viti të ri shkollor dhe fushatës zgjedhore.