Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 4.926 testimet në 24 orët e fundit janë regjistruar 344 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja 143 janë në Shkup, 33 Veles, 27 Kumanovë, Shtip 19, Strumicë 15, Manastir 13, Prilep dhe Koçani 12, Ohër 9, Kavadar 7, Tetovë, Kratovë dhe Kriva Pallanka 6, Makedonska Kamenica 5, Radovish, Vinicë dhe Krushevë 4, Gostivar, Strugë dhe Gjevgjeli 3, Kërçovë, Probishtip dhe Bogdanci 2 dhe nga 1 në Negotinë, Sveti Nikole, Berovë dhe Demir Hisar.
Gjatë 24 orëve të fundit po sahtu kanë humbur jetën nëntë persona, prej të cilëve 6 janë nga Shkupi dhe nga një në Kavadar, Ohër dhe Prilep.
Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se sipas Regjistrit së të vdekurve me diagnozë me coronavirus janë paraqitur edhe nëntë persona të vdekur nga data 07.09.2021 deri më datën 04.10.2021. Janë regjistruar pesë persona nga Shkupi dhe nga një person i vdekur në Tetovë, Kumanovë, Ohër dhe Shtip.
Ndrshe që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni ka pasur 194.575 raste me coronaviurs, ndërsa prej tyre 180.791 janë shëruar dhe 6.817 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 6.967.