Drejtoresha e Administratës në Komunën e Mitrovicës, Valmire Sylejmani i hyn garës për asambliste.
Ajo ka pëfunduar studimet “bachelor” për Shkenca Politike dhe Administratë Publike, ndërsa të nivelit master për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomaci.
Pas kësaj fillon angazhimi i saj dhe përvoja e kontributi në angazhime në funksione të ndryshme.
Fillimisht ajo u angazhua si gazetare në gazetën “Lajm”, pastaj si zyrtare për integrime Evropiane në Ministri të Infrastrukturës dhe Transportit dhe së fundi si drejtoreshë e Administratës së Përgjithshme në Komunën e Mitrovicës.
Valmire Sylejmani poashtu njihet për talentin e saj në muzikë që nga fëmijëria, duke u paraqitur në festivale të njohura shqiptare të muzikës. Ka pasion edhe poezinë: në takimin e poeteshave shqiptare në Vushtrri në vitin 2020 ka marrë vendin e parë.
Por, aftësitë e saj nuk kufizohen me kaq: ajo përveç njohjes së gjuhës angleze, italiane dhe atë të shenjave (komunikimi përmes shenjave), dhe njeh edhe disa programe kompjuterike.
Ajo është anëtare e LVV që nga viti 2010 ndërsa ka qenë kandidate për asamble komunale në vitin 2013 nga LVV.
Në këto zgjedhje, Valmire Sylejmani garon me numër 25 dhe po konsiderohet si një kandidatet me mbështetje të madhe nga qytetarët.
(Artikull i sponsoruar)