Kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka vizituar lagjen Kalabria në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.
Vitia ka premtuar se në bashkëpunim me qeverinë do të realizojnë projektin e rrugës dhe unazës për t’u lidhur me qytetin dhe lagjet e tjera.
Ai ka thënë se kështu do të veprojnë me çdo kërkesë urgjente të qytetarëve.
Postimi i plotë:
E drejta e një lagjeje është lidhja me qytetin, me lagjet e tjera. Kjo është e drejta e Kalabrisë.
Projekti i rrugës dhe unazës është i realizueshëm dhe për të do të bashkëpunojmë me qeverinë. Kështu do të veprojmë për çdo kërkesë urgjente të qytetarëve. Disa çështje thjesht nuk presin më shumë.
Faleminderit për përzemërsinë sonte e përherë Kalabri.