Tyson Fury dhe Deontay Wilder ngjiten në ring për spektaklin e tretë mes tyre.
Orët e para të mëngjesit të ditës së dielë, do të jenë elektrizuese për botën e boksit, me dy boksierët që pritet të ofrojnë një luftë të jashtëzakonshme mes tyre, shkruan GazetaBlic Sport.
Do të jetë kjo hera e tretë që Fury dhe Wilder përballen mes vete, ndërsa ky meç do të luhet në T-Mobile Arena në Las Vegas.
Ish boksieri i mirënjohur shqiptar, Luan Krasniqi e sheh si favorit, Tyson Furyn në këtë meç.
“Fury është i favorit për mua, ai është më i kompletuar nga të gjithë boksierët e peshave të rënda”.
“Pyetja është: A është ai i përgatitur fizikisht dhe mendërisht, ashtu siç kërkon një luftë e tillë? Nëse është kështu ai do të fitojë”, ka thënë Luan Krasniqi.
/GazetaBlic Sport/


