Sporti

Shqipëria sfidon Hungarinë, këto janë statistikat në ndeshjet direkte mes dy kombëtareve

10/09/2021 14:46
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur paraditen e djeshme në Budapest, ku do të përballet me Hungarinë sonte në mbrëmje, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022, ku kuqezinjtë synojnë të pozicionohen në vendin e dytë dhe të ëndërrojnë për një kualifikim historik.

Kombëtarja e Shqipërisë ka gjasa reale për ta arritur kualifikimin e madh në Kupën e Botës dhe këtë gjë duhet ta dëshmojë edhe në ndeshjen e sotme ndaj Hungarisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Kuqezinjtë duhet që më patjetër të marrin pikët e plota ndaj një kundërshtari në garë siç është Hungaria dhe më pas të synohet edhe fitorja e madhe ndaj Polonisë, ditën e martë.

Shqipëria fitoi 1-0 në stadiumin “Elbasan Arena” falë golit të Armando Brojës në tre minutat e fundit të lojës.

Kjo ishte fitorja më e madhe dhe e vetmja e kuqezinjve në historinë e tyre ndaj hungarezëve, ndërsa këta të fundit kanë marrë një triumf të thellë në 24 shtator 1950 ku kanë mposhtur Shqipërinë 12-0. Bilanci i Shqipërisë ndaj kundërshtarit të sotëm janë 5 humbje, 1 barazim dhe 1 fitore.

/GazetaBlic Sport/