Lajme

E goditi me makinë dhe e gjuajti me armë zjarri një person, arrestohet gjakovari

10/09/2021 10:30
nga:Y I

Një burrë është arrestuar të premten në Gjakovë sepse dyshohet se tentoi ta vrasë një burrë tjetër.

Ky i fundit shpëtoi, por ishte për trajtim mjekësorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje, me veturën e tij në lëvizje e ka goditur veturën e viktimës mashkull kosovar dhe dyshohet se dy herë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, por nuk është qëlluar.” thuhej në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje bëhet e ditur se janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja.

Kurse me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.