Showtime

Do të bëhet sërish baba, zbulohet gjinia e fëmijës së dytë të Mc Kreshës

10/09/2021 08:47
nga:Y I

MC Kresha është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm të skenës shqiptare.

Prej disa kohësh, reperi ka kurorëzuar dashurinë e tij në martesë me partneren, Erzinën.

Pas vajzës, Iza, e cila gjatë verës festoi ditëlindjen e parë në pak muaj, familja do të bëhet katër anëtarëshe. Megjithëse, e kanë mbajtur të fshehtë nga publiku, burime për Prive kanë konfirmuar se Erzina pritet të sjellë në jetë një djalë.

Nuk dihet nëse familja si në lindjen e Izës, do të zhvendoset disa muaj përpara ardhjes në jetë të vogëlushit në Kanada. /abcnews.al