Lajme

Gërvalla: S’do të habitesha nëse deri në pranverën e vitit 2022 s’votohet për liberalizimin e vizave për Kosovën

10/08/2021 21:20
nga:M K

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur për liberalizimin e vizave të vendin. Tha se nuk pret që votimi për këtë çështje të ndodh para pranverës së vitit 2022.

“Çështja e liberalizimit të vizave është shtruar dhe ka një unitet në mes shteteve anëtare të BE’së me shumë pak përjashtime që Kosova më në fund jo vetëm që i ka përmbushur por i ka stërmbushur ato kritere të cilat duhet përmbushur për të marrë liberalizimin e vizave. Fatkeqësisht një gjë e tillë deri më tani nuk ka ndodhur. Janë vendime individuale të shteteve anëtare të një numri shumë të vogël të shteteve anëtare”, tha Gërvalla.

“Ne duhet të bëjmë atë që ne mund të bëjmë, do të bëjmë çmos që të bindim skeptikët që ne kemi bërë progres të dukshëm jo vetëm në plotësimin e kritereve të parapara por edhe në sundimin e ligjit edhe të përpiqemi t’i bindim që më në fund të jepet miratimi’, theksoi ajo në Rubikon.

“Ne do të lusim shtetet anëtare që më në fund të gjendet një moment ku të vihet në votim me qëllim që të shohim se ku jemi dhe cilat shtete i kemi ene skeptike. Por kjo është një çështje që për shkak të zgjedhjeve në vende të ndryshme. Gjermania sapo ka kryer zgjedhjet e veta, Franca ka zgjedhjet e veta në pranverën e vitit të ardhshëm. Unë do të dëshiroja që para zgjedhjeve në Francë të vihet në votim çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën”, theksoi ajo.

“Mund të kemi surprizë, edhe mund të kemi shumë më herët votimin, gjë që ne do të ngulim këmbë që të bëhet shumë më herët por nuk do të më habiste akti nëse deri në pranverën e vitit të ardhshëm nuk e kemi një votim të tillë’, tha Gërvalla.