Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se borxhi i akumuluar që u bë shkak për bllokimin e financave të sistemit për zotime dhe pagesa është debllokuar nga data 06.10.2021 nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Komuna ka thënë se ekzekutimi i pagesave do vazhdohet të kryhet si më parë.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, Komuna e Mitrovicës pas komunikimit me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve me përgjegjësi të plotë ju njofton se sistemi për zotime dhe pagesa është debllokuar nga data 06.10.2021, dhe se ekzekutimi i pagesave i është kthyer normalitetit.
Po ashtu i njoftojmë edhe të gjitha portalet të cilat raportuan me tendenca të caktuara, kinse Komuna e Mitrovicës ka “falimentuar”, se një gjë e tillë nuk qëndron për vet faktin se institucioni është duke vijuar punën në suaza të rregullta.