Lajme

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e Elvis Kelmendit

10/08/2021 14:28
nga:N M

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të arrestuar Elvis Kelmendin. Sipas një njoftimi për media të policisë ai është i kërkuar për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe lëndim të rëndë trupor.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë dega ne Istog dhe Gjykata Themelore Prishtinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: ELVIS (Naser) KELMENDI i lindur me 03.05.1978 në Pejë” thuhej në njoftim.

Tutje kërkohej nga kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmëroj Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected].

Ramush Haradinaj kërkon debat në Kuvend për punën e gazsjellësit