Sporti

Policia identifikon personin që ofendoi rëndë Koulibalyn, ky do të jetë dënimi i rëndë për të

10/08/2021 14:10
nga:Mergim Rreci

Struktura Speciale e Policisë italiane ka gjetur personin e dyshuar për thirje raciste kundrejt Kouilbaly në fundin e ndeshjes Fiorentina-Napoli.

Duke u bazuar në informacionin e dalur, nënkuptohet që personi ishte i vetëm në stadium dhe se tashmë ka identifikim të qartë nga policia, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ofenedoi rëndë mbrojtësin e Napolit dhe tashmë do t’i ndalohet hyrja përjetësisht që të futet në stadiume. Poashtu ai do të ndjeket penalisht nga Gjykata.

Raportohet se ai është 27 vjeçar dhe se fjalia e tij e përdorur ishte kjo , “O majmun m*ti.”.

/GazetaBlic Sport/