Lajme

Baldedaj, Mytaher Haskukës: Askund në botë nuk ka pushtet që “vajton” në opozitë, perveç teje

10/08/2021 13:00
nga:N M

Ilri Baldedaj asamblist i AAK në Kuvendin Komunal të Prizrenit ka akuzar rëndë kryetarin aktual Mytaher Hasakuka sa i përket çëshjtes së buxhetit, shkruan Gazeta Blic.

Baldedaj ka thënë se kryetari aktual nuk mund ta akuzoj opozitën në Prizren për shkak të mungesës së numrave që aktualisht i ka Vetëvendosje në Kuvendin Komunal.

Reagimi i plotë:

I nervozuar nga përçarjet në partinë e tij, që e ka kushtëzuar me largimin e shefes, turisti që as vetë nuk vjen në seanc, tenton që sulmin ta përdorë për mbrojtje.
Pa ja pas haberin e politikës dhe nevojën për partnerë bashkëqevrisës kur të mungojnë numrat duke pëzënë ata që e ndihmuan, tash derdhè lot krokodili, kur as vet nuk vjen ne mbledhje të Kuvendit.
Haskuka që nuk e ka as përkrahjen e partisë së tij, pasi bartesi i listes të LVV- i ka thënë kryetarit Tup të kesh, përpiqet që fajin t’ia hedh opozitës, duke vazhduar të paraqitet si viktimë.
Meditja eshte paga e asambleistit, kurse detyre e jotja eshte te sigurosh shumicen. Askund ne bote nuk ka pushtet qe “vajton” ne opozitë, pervec teje. Nese ski takat me Qeverise, leshoje radhen.

Hajdari: Kemi marrë masa mbrojtëse antidamping ndaj disa kompanive serbe