Sporti

Brazili fiton me përmbysje ndaj Venezuelës, 9 ndeshje dhe 9 fitore

10/08/2021 09:46
nga:Mergim Rreci

Brazili ishte në disavantazh në Caracas, ku u përball me Venezuelën në raundin e nëntë të kualifikimit për Kupën e Botës-2022.

Në pjesën e dytë, megjithatë, futbollistë e Tites e përmbysen rezultatin dhe triumfuan me rezultat 1 me 3, shkruan GazetaBlic Sport.

Marquinhos (71 ’), Gabigol (85’ penallti) dhe Antony (90+5) ishin autorët e golave për Brazilin, duke anuluar golin e hapjes të Erick Ramírez (11 ’).

Brazili tani ka 27 pikë (9 ndeshje, 9 fitore), 8 më shumë se Argjentina e vendit të dytë.

/GazetaBlic Sport/