Sporti

Statistikë e jashtëzakonshme për Benzema, sa herë që ka shënuar ai, Franca nuk ka humbur kurrë

10/08/2021 08:11
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Francës u kualifikua këtë të enjte në finalen e Ligës së Kombeve pas fitores ndaj Belgjikën (3-2), pas një ndeshje mahnitëse.

Carrasco dhe Lukaku shënuar golat për kombëtaren e Belgjikë, kurse golat për francezët u realizuan nga Benzema (62′), Mbappe (69′) dhe Theo Hernandez (90+1), përcjell GazetaBlic Sport.

Një statistikë interesante nga ‘Squawka’, tregon se sa herë që sulmuesi Benzema ka realizuar gol për Francën, ‘trekolorët’ nuk e kanë humbur kurrë atë takim.

33-vjeçari tashmë ka realizuar 31 gola për kombëtaren franceze në 24 ndeshje të ndryshme, dhe Franca nuk ka humbur asnjërën prej këtyre 24 ballafaqimeve, duke i fituar 22, dhe barazuar dy të tjera.

Këtu nuk janë përfshirë ekzekutimet e penalltive, kur ndeshja është mbyllur pa fitues pas 120 minutave.