Sporti

U21/ Kosova mposhtet nga Çekia, Shqipëria fiton ndaj Andorrës

10/07/2021 20:52
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar humbje në shtëpi nga Çekia U21.

‘Dardanët’ kanë humbur me rezultatin minimal 0:1 në ndeshjen e vleshme për kualifikime në Kupën e Botës 2022, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar, Gabriel pas 38 minutave lojë. Në pjesën e dytë, Kosova kishte disa raste të mira shënimi me Marlekun, megjithatë nuk u konkretizuan.

Kosova pas tri ndeshjeve ka vetëm 3 pikë, kurse Çekia ka 9 pikë në vendin e parë.

Në ndeshjen tjetër, Shqipëria U21 ka fituar pastër ndaj Andorrës me rezultatin 2:0.

Ernest Muçi shënoi dy herë në këtë sfidë për të arkëtuar tre pikë të mëdha për kombëtaren kuqezi.

Shqipëria ka gjashtë pikë deri më tani në kualifikueset e Evropianit.

/GazetaBlic Sport